Thursday, January 24, 2013

Fëmijët nervoz.Si të sillemi me ta


Pse nuk po sillet mirë fëmija im? Është shumë nervoze,mosrespektuese dhe ngacmon fëmijët tjerë.Pse është kaq i zemëruar dhe si të veproj me të.”Përgjigjet në këto pyetje mund t’i ndihmojnë secilit prind.

E enjte 17 Janar 2013 15:59
     Një fëmijë mund t’i shpreh emocionet dhe ndjenjat e tij më mënyrë të  zemëruar.Ata mund të përjetojnë një humbje, një divorc të prindërve apo një shpërngulje. Fëmija mundohet t’i tregojë botës se jeta e tij nuk po shkon ashtu siq duhet dhe këtë e shfaq nëpërmjet zemërimit dhe paknaqësisë.Por si mund të merremi me këtë qëndrim të fëmijëve të zemëruar edhe pa qenë ndonjë psikolog?

Detyra e prindit është që të “kuptojë” dhe jo të “rregullojë” gjërat 

Dëgjimi për të kuptuar është i pamundur kur një fëmija është i "dehur" në zemërim.Kurrë mos u mundoni që të debatoni me një fëmijë nervoz.Në vend të kësaj thoni –“Më duket se je me të vërtetë i zemëruar.Unë dua të dëgjoj dhe të kuptoj dhe të arrijmë një zgjidhje.Por mund të flasësh me mua vetëm atëherë kur toni i zërit tënd të jetë i qetë sa toni i zërit tim.Shko dhe qetësohu.”
Nëse ai nuk shkon, shkoni ju, lëreni të qetësohet dhe thuaj –“Do të flasim kur të qetësohesh”.
Më mirë është që ta përdorni këtë metodë sesa të mundoheni që të debatoni me fëmiun tuaj në gjendje zemërimi sepse ai vetëm do të zemërohet edhe më shumë.Pra pritni derisa t’i kalojë dhe pastaj gjeni një zgjidhje.
“Faleminderit që po i ndan problemet tuaja me mua”

Kur fëmija është në gjendje të diskutojë zemërimin e tij me ju atëherë dëgjojeni pa debatuar me të. Nuk ka nevojë që t’i thoni femijës tuaj –“Mos u bëj nervoz”, ose “Gjithçka do të jetë në rregull”. Detyra juaj është vetëm ta dëgjoni dhe t’i tregoni se e kuptoni.
Për shembull mund të flisni me të në këtë mënyrë –“Pra kur unë të them që t’i bësh detyrat e shtëpisë më shpejt,ti bëhesh nervoz? Faleminderit që po e ndan këtë me mua.Unë po ta jap një ide dhe ti më trego se çka mendon”.

Prindërit mund t’i përkeqësojnë gjërat

Prindërit të cilët nuk i trajtojnë fëmijët e tyre me respekt ju tregojnë atyre se –“Ti nuk ke kurrfarë vlere”.Këta prindër shpesh komunikojnë me fëmijët e tyrë duke bërtitur me ton të lartë. Kjo i inkurajon fëmijët që edhe ata të bërtasin ndërsa prindërit hakmerren duke u zemëruar edhe më shumë. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme e cilla “mbjell” zemërim dhe nervozë te fëmija edhe më shumë.
Në vend që të dy palët të zemërohen, prindërit duhet që t’i dëgjojnë fëmijët e tyre me një sjellje të hapur,të ndershme dhe jokërcënuese.Shumica e fëmijëve do të flasin hapur vetëm atëherë kur me të vërtetë besojnë se prindërit e tyre janë të interesuar për ta dhe dëshirojnë që t’i kuptojnë ndjenjat e tyre.
Nëse zemërimi vazhdon

Nëse përkundër përpjekjeve tuaja më të mira për të kuptuar zemërimin e  fëmijës tuaj, nuk ka ndryshim në sjelljen e tij, pas tre muajve është mirë që të kërkoni këshilla dhe ndihmë profesionale për fëmijën tuaj. Në disa raste zemërimi kronik më së miri ndihmohet nga një profesionist/ILlyria.com

No comments:

Post a Comment