Friday, February 1, 2013

Piloti i dytë në gjumë lë kapitenin jashtë kabine

Një pilot ra në gjumë ndërsa ishte i vetëm në drejtimin e avionit mijëra metra mbi tokë.

Ishte Agjensia Holandeze e Sigurisë Ajrore, ajo e cila publikoi të enjten raportin mbi një incident të ndodhur në muajin shtator, kur një avion i linjës holandeze “Transavia” doli jashtë kursit, rrugës për në ishullin grek të Kretës.

Sipas raportit, i cili e konsideroi këtë incident si “tepër serioz”, kapiteni ishte larguar në tualet, kur pilotin e dytë e zuri gjumi.

Ai tentoi të hynte, por për shkak të sigurisë së shtuar pas 11 shtatorit, e kishte të pamundur të hapte derën nga jashtë.

Kapiteni arriti të depërtonte në kabinë vetëm pasi shpërtheu derën disa minuta më pas, falë ndihmës së ekuipazhit, duke alarmuar udhëtarët e avionit.

Ndryshe nga sa besoi fillimisht, kapiteni u befasua kur pa se vartësi i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor apo humbje ndienjash, por thjesht e kishte zënë gjumi.

”Boeing 737” i “Transavia Air” përfundoi udhëtimin e tij pa probleme, por dalja jashtë kursit për disa minuta alarmoi kullën e kontrollit, e cila dyshoi për një rrëmbim të linjës.

Për fatin e mirë të udhëtarëve, piloti i dytë ishte përgjumur ndërsa ishte i mbeshtetur ne ndenjesen e tij dhe me autopilotin e aktivizuar. Nëse avioni do të kishte qenë në atë moment në drejtim manual ose nëse përgjumja do të sillte mbështetjen e pilotit mbi levën e komandimit, pasojat e kësaj “dremitje” mund të kishin qenë fatale.

Në të shkuarën, kur në kabinat e avionëve ndodhej dhe një inxhinjer i bordit, incidente të tilla kanë qenë të panjohura, pasi në rastin e lëvizjes së një prej pilotëve, mbeteshin gjithmonë dy persona në kabine.

Megjithatë, avionët modernë drejtohen nga vetëm dy pilotë dhe një raport i publikuar së fundmi nga një agjensi e Bashkimit Europian shkruante për rrezikun gjithmonë e më të lartë që i kanoset sigurisë së fluturimit, nga mbingarkesa dhe orët pa gjumë që pilotët i nënshtrohen./ILlyria.com/

Friday, January 25, 2013

Ashensori- akuarium


Ky është një nga ashensorët më të veçantë që e gjen vetëm në Gjermani. AquaDom-i ndodhet në Berlin dhe është 25 metra i lartë.
Ashensori përbëhet nga një cilindër prej xhami akrilik brenda të cilit ndodhet një ashensor transparent. Sigurisht që inxhinierët që janë marrë me projektimin dhe ndërtimin e tij janë paguar nga hoteli “Radisson SAS Hotel”, brenda të cilit ndodhet dhe ky ashensor.
Ky ashensor, që shumë mirë mund ta quani dhe akuarium, ka kushtuar 12.8 milionë euro. Cilindri prej xhami akrilik është ndërtuar nga kompania amerikane Reynolds Polymer Technology.
AquaDom-i është cilindri prej xhami akrilik më i madh i ndërtuar ndonjëherë, me një diametër më shumë se 11 metra. Vetëm baza prej betoni në të cilën është vendosur ka qenë 9 metra e lartë.
Ky ashensor është i mbushur me 900 mijë litra ujë deti dhe ka mbi 2 mijë e 600 peshq nga 56 specie të ndryshme. Klientët e hotelit kanë mundësi të shohin çdo ditë se si bëhet ushqyerja e peshqve dhe pastrimi nga brenda i akuariumit./ILlyria/

Rita: Nëna ime dhe Beyonce, me më shumë ndikim në jetën time


Rita Ora po vazhdon me intervista ne media te ndryshme, pothuajse cdo dite. Ne me te fundit, ajo edhe njehere ka permendur lumturine dhe suksesin qe ajo ndjen duke qene pjese e njeres nga produksionet me te medha boterore, “Roc Nation” e cila menaxhohet nga Jay-Z. Ajo edhe njehere tjeter nuk la pa permendur ndikimin qe ka pasur bashkeshortja e bossit, Beyonce ne karrieren e saj.
“Pas nenes time, Beyonce eshte gruaja e cila me ka inspiruar dhe ka pasur me shume ndikim ne jeten dhe karrieren time. Ajo eshte thjesht nje legjende dhe vete paraqitja e saj aty, eshte shume domethenese per mua”, ka thene Rita. Ajo gjithashtu tregoi se tashme eshte pothuajse gjithcka gati sa i perket albumit te saj te dyte, i cili do te dale ne shitje gjate ketij viti. “Albumi i pare “ORA”, ishte me shume eksperimental per mua.
Tashme e di se cfare dua dhe albumi i dyte do te jete krejtesisht ndryshe”.Rita ne fund te ketij muaji do te nise turneun e saj, i cili do te mbaje emrin “Radioactive”, nderkohe qe besohet se per rastin e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt, ajo do te mbaje nje koncert ne Prishtine/ILlyria/

Në Rrugën e Qumështit mund të ketë miliarda Super Tokë”


Astronautët evropianë kanë bërë studime rreth ekzistencës së planetëve të përshtatshëm për jetesë dhe në bazë të këtyre studimeve ato mendojnë se vetëm në galaktikën e Rrugës së Qumështit ndodhen dhjetëra miliarda planetë të ngjashëm me Tokën.
Sipas një lajmi të publikuar në faqet astronomike, shkencëtarë të Institutit Astrofizik dhe të Shkencave Planetare në qytetin Grenoble të Zvicrës, theksuan se në 40% të orbitave të yjeve të kuqërremtë xhuxhë në Rrugën e Qumështit, është gjetur nga një planet i njohur me emrin Super Tokë i cili zotëron një zonë të përshtatshme për jetesë.
Shkencëtarët pohojnë se në galaktikën e Rrugës së Qumështit, pjesë e sistemit diellor ndodhen më shumë se 160 miliard yje xhuxhë. Lidhur me këtë fakt ato arrijnë në përfundimin se në këtë galaktike ekzistojnë shumë planetë me kushte të përshtatshme për jetesë.
Është hera e parë që shkencëtarë të kësaj fushe përpiqen të parashikojnë numrin e 10 herë më shumë planetëve me masë të njëjtë me Tokën.
Nëse bëjmë një krahasim mes xhuxhëve të kuq dhe Diellit, ato janë më të dobët dhe të ftohtë dhe 80 % e yjeve në rrugën e qumështit përbëhet nga këta yje. Bofils dhe ekipi i tij kanë analizuar 102 prej këtyre yjeve duke përdorur teleskopin vëzhgues të Evropës Jugore në Kili.
Xhuxhët e kuq janë më të ftohtë sesa Dielli prandaj edhe planeti ku gjendet uji, i cili ndodhet më afër yllit, duhet të jetë në një distancë më të afërt se ç’ndodhet Toka me Diellin. Ky fakt rrit dhe mundësinë e ekspozimit ndaj rrezeve të dëmshme X dhe radiacionit violet.
Duke analizuar planetët e ngjashëm me Tokën që kalojnë para yjeve xhuxhë, shkencëtarët po përpiqen të marrin informacion rreth atmosferave të tyre/ILlyria.com

Rikthehet Opel Calibra


Kompania e njohur për prodhimin e veturave “Opel” gati për një dekada ka shitur automobilin e njohur, Opel Calibra. Kështu që nga viti 1989 deri më 1997, gati 240.000 Opel Calibra u gjenden në Gjermani dhe Finlandë, ndërsa ky model është prodhuar edhe në Afrikën e Jugut nën brendin e “Chevrolet-it” ndërsa në Australi si Holden.
Fatkeqësisht, prodhimi i kësaj makine është ndaluar në fundvitet ‘90-të të shekullit të kaluar për shkak të rezultateve të dobëta të shitjes. Vendin e kësaj makine e plotësoi dhe e zuri Astra Coupe, por adhuruesit edhe më tutje dëshirojnë që kjo makinë përsëri të gjendet në shitje.
Në kohën e fundit me të madhe janë duke qarkulluar fjalë se Calibra së shpejti do të gjendet në treg, natyrisht me model të ri, ndërsa edhe vetë kompania që e prodhon e paralajmëroi platformën e cila do të mund të gjendet në Opel Calibra-n e re. Gjatë këtij viti do të fillojë prodhimi i modelit Cascada e cila është e bazuar në platformën e njëjtë si Astra, ndërsa me hapësirën e saj më të gjatë ndërboshtore ofron më shumë vend për udhëtarët që gjenden në ulësen e pasme.
Në të njëjtën kohë ky model është i pajisur edhe me pezullimin nga GTC coupe. Nëse edhe Opel Calibra vendos për përdorimin e komponentëve të njëjta, atëherë do të ishte më e mirë dhe më e dëshirueshme nga ana e klientëve sesa nëse do të vendoste të shfrytëzojë komponentët nga Opel Insignia luksoze./ILlyria.com/