Këto ditë TV Klan ka nisur të transmetojë një spot, ku shfaqet një djalosh me një top, duke luajtur pranë flamurit kombëtar dhe monumentit të Skënderbeut në sheshin qendror të Tiranës. Vogëlushi flet me flamurin duke i kujtuar ditëlindjen e duke u zotuar në fund që do t’i shërbejë atij kur të rritet.
Por kjo reklamë, edhe pse një gjetje vulgare dhe pa shije, sërish është një kopjim nga një spot i përgatitur nga shërbimi publik indian në vitin 2007, për të uruar 60 vjetorin e lirisë në Indi.
Reklamat janë të ngjashme deri në detaje. Teksti është i njëjtë dhe vogëlushët janë veshur thuajse njësoj.
Ndërkohë në YouTube kanë nisur ironitë ndaj kësaj reklame.
Kompania Promo, pronë e vëllezërve Frangaj, u akuzua nga Partia Socialiste se ka marrë miliona euro për të bërë reklamë për qeverinë. Sipas PS, TV Klan ka marrë mbi 6 milion dollarë reklama shtetërore nga disa prej ministrive kryesore. Megjithatë ata kanë realizuar gjithmonë reklama të një cilësie jashtëzakonisht të ulët dhe në shumicën e rasteve të panevojshme për publikun, por vetëm për propagandë qeveritare.
No comments:
Post a Comment