Nëse ju bie rruga nga YouTube, hidhjani një sy me demonstrimin e sistemit për përkthim zanor nga gjuha angleze në gjuhën kineze (mandarine) të gjeneruar nga kompjuteri që shfrytëzon të njëjtin zë sikurse folësi origjinal fjalët e të cilit përkthehen. Demonstruesi është shefi i kërkimeve në Microsoft, Rick Rashid, ndërsa demonstrimi tregon që teknologjia e paralajmëruar relativisht para pak kohësh nga Microsofti ka ecur ngadalë atje ku askush nuk kishte shpresuar.
Sipas Rashid, Microsofti shfrytëzon sistemin e rrjeteve neurale të cilat vetë përpunojnë një sasi tejet të madhe të të dhënave nga gjuha e folur për nevoja të përkthimit (sikurse Google Translate, ta zëmë), ndërsa në këtë rast sistemi ka edhe rreth një orë të së folurës së tij, nga e cila më pas gjeneron zërin e përkthyer në gjuhën mandarine.
Sistemi është duke u zhvilluar qysh prej para dy vitesh kur hulumtuesit e Microsoftit dhe Universitetit në Toronto kishin aplikuar teknikën e rrjeteve të thella neurale (Depp Neural Networks) e cila simulon më mirë procesin njerëzor të mësimit. Kjo ka zvogëluar numrin e fjalëve që janë njohur gabimisht për një të tretë në krahasim me rezultatet e mëparshme, kështu që tani shkalla e gabimit është prej 12-13 për qind për fjalët e shqiptuara. Videoja zgjat rreth 9 minuta dhe ia vlen të shikohet.

No comments:
Post a Comment