Dhjetëra mijëra turistë dhe astronomë u mblodhën në veri të Australisë për të vrojtuar një eklips të rrallë diellor.
Eklipsi që ndodh kur Hëna kalon mes Tokës dhe Diellit, zhyti në errësirë pjesë të Queensland-it për më shumë se dy minuta.
Sipas vlerësimeve, ngjarja e mëngjesit të së mërkurës është ndjekur live nga miliona persona.
Një eklips i pjesshëm është shikuar edhe në pjesë të tjera të rajonit, përfshirë Zelandën e Re dhe Indonezi.
Eklipsi total i radhës do të ndodhë në vitin 2015. Shikuesit u mblodhën në pika të favorshme, në varka në balona në mënyrë që të shijonin sa më tepër fenomenin e rrallë.
Kishte frikë se moti me re mund të pengonte shikimin e qartë të eklipsit, por ato shpërndanë me të filluar eklipsi, duke u dhënë mundësinë shikuesve të shijonin spektaklin. Zyrtarët shtetërorë vlerësuan se mbi 50 000 persona kanë vizituar Queenslandin për të shijuar pamjet e këtij eklipsi./Start
No comments:
Post a Comment