Thursday, November 15, 2012

Dj Exlusive: “Unë ushqehem me muzikë”

Një djalë shumë i ri por shumë i dhënë pas muzikës elektronike është Dj tetovar Abdyraman Kuliku i njohur ndryshe si Dj Exlusive. Falë vëllait të tij i cili hasi talentin te Abdyramani, ai është sot këtu si një prej Dj më të pëlqyer tetovar.
Dj Exlusive është resident në disa prej lokaleve më të njohura në Tetovë.
Për shqipmedia.com ai tregon qartë që jeta tij e ka emrin muzikë: “Kam dëshirë të thyej kufijtë, të bashkëpunoj me ndonjë Dj botëror dhe t’iu tregoj që edhe shqiptarët dinë ç’është muzika e mirëfilltë. Muzika nuk është diçka që e dua për momentin dhe zbehet me kalimin e kohës kjo dashuri, unë më muzikë ushqehem.”
Ai tregon edhe për planet dhe dëshirat e tij: “Dua të bashkëpunoj me dj Avicii dhe Fede Le Grand. Gjithashtu mendoj në një të ardhme të kem produksionin tim”.

No comments:

Post a Comment