http://www.facebook.com/pages/Fuck-School/205382356140109?ref=hl

Friday, February 1, 2013

Piloti i dytë në gjumë lë kapitenin jashtë kabine

Një pilot ra në gjumë ndërsa ishte i vetëm në drejtimin e avionit mijëra metra mbi tokë.

Ishte Agjensia Holandeze e Sigurisë Ajrore, ajo e cila publikoi të enjten raportin mbi një incident të ndodhur në muajin shtator, kur një avion i linjës holandeze “Transavia” doli jashtë kursit, rrugës për në ishullin grek të Kretës.

Sipas raportit, i cili e konsideroi këtë incident si “tepër serioz”, kapiteni ishte larguar në tualet, kur pilotin e dytë e zuri gjumi.

Ai tentoi të hynte, por për shkak të sigurisë së shtuar pas 11 shtatorit, e kishte të pamundur të hapte derën nga jashtë.

Kapiteni arriti të depërtonte në kabinë vetëm pasi shpërtheu derën disa minuta më pas, falë ndihmës së ekuipazhit, duke alarmuar udhëtarët e avionit.

Ndryshe nga sa besoi fillimisht, kapiteni u befasua kur pa se vartësi i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor apo humbje ndienjash, por thjesht e kishte zënë gjumi.

”Boeing 737” i “Transavia Air” përfundoi udhëtimin e tij pa probleme, por dalja jashtë kursit për disa minuta alarmoi kullën e kontrollit, e cila dyshoi për një rrëmbim të linjës.

Për fatin e mirë të udhëtarëve, piloti i dytë ishte përgjumur ndërsa ishte i mbeshtetur ne ndenjesen e tij dhe me autopilotin e aktivizuar. Nëse avioni do të kishte qenë në atë moment në drejtim manual ose nëse përgjumja do të sillte mbështetjen e pilotit mbi levën e komandimit, pasojat e kësaj “dremitje” mund të kishin qenë fatale.

Në të shkuarën, kur në kabinat e avionëve ndodhej dhe një inxhinjer i bordit, incidente të tilla kanë qenë të panjohura, pasi në rastin e lëvizjes së një prej pilotëve, mbeteshin gjithmonë dy persona në kabine.

Megjithatë, avionët modernë drejtohen nga vetëm dy pilotë dhe një raport i publikuar së fundmi nga një agjensi e Bashkimit Europian shkruante për rrezikun gjithmonë e më të lartë që i kanoset sigurisë së fluturimit, nga mbingarkesa dhe orët pa gjumë që pilotët i nënshtrohen./ILlyria.com/

Friday, January 25, 2013

Ashensori- akuarium


Ky është një nga ashensorët më të veçantë që e gjen vetëm në Gjermani. AquaDom-i ndodhet në Berlin dhe është 25 metra i lartë.
Ashensori përbëhet nga një cilindër prej xhami akrilik brenda të cilit ndodhet një ashensor transparent. Sigurisht që inxhinierët që janë marrë me projektimin dhe ndërtimin e tij janë paguar nga hoteli “Radisson SAS Hotel”, brenda të cilit ndodhet dhe ky ashensor.
Ky ashensor, që shumë mirë mund ta quani dhe akuarium, ka kushtuar 12.8 milionë euro. Cilindri prej xhami akrilik është ndërtuar nga kompania amerikane Reynolds Polymer Technology.
AquaDom-i është cilindri prej xhami akrilik më i madh i ndërtuar ndonjëherë, me një diametër më shumë se 11 metra. Vetëm baza prej betoni në të cilën është vendosur ka qenë 9 metra e lartë.
Ky ashensor është i mbushur me 900 mijë litra ujë deti dhe ka mbi 2 mijë e 600 peshq nga 56 specie të ndryshme. Klientët e hotelit kanë mundësi të shohin çdo ditë se si bëhet ushqyerja e peshqve dhe pastrimi nga brenda i akuariumit./ILlyria/

Rita: Nëna ime dhe Beyonce, me më shumë ndikim në jetën time


Rita Ora po vazhdon me intervista ne media te ndryshme, pothuajse cdo dite. Ne me te fundit, ajo edhe njehere ka permendur lumturine dhe suksesin qe ajo ndjen duke qene pjese e njeres nga produksionet me te medha boterore, “Roc Nation” e cila menaxhohet nga Jay-Z. Ajo edhe njehere tjeter nuk la pa permendur ndikimin qe ka pasur bashkeshortja e bossit, Beyonce ne karrieren e saj.
“Pas nenes time, Beyonce eshte gruaja e cila me ka inspiruar dhe ka pasur me shume ndikim ne jeten dhe karrieren time. Ajo eshte thjesht nje legjende dhe vete paraqitja e saj aty, eshte shume domethenese per mua”, ka thene Rita. Ajo gjithashtu tregoi se tashme eshte pothuajse gjithcka gati sa i perket albumit te saj te dyte, i cili do te dale ne shitje gjate ketij viti. “Albumi i pare “ORA”, ishte me shume eksperimental per mua.
Tashme e di se cfare dua dhe albumi i dyte do te jete krejtesisht ndryshe”.Rita ne fund te ketij muaji do te nise turneun e saj, i cili do te mbaje emrin “Radioactive”, nderkohe qe besohet se per rastin e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt, ajo do te mbaje nje koncert ne Prishtine/ILlyria/

Në Rrugën e Qumështit mund të ketë miliarda Super Tokë”


Astronautët evropianë kanë bërë studime rreth ekzistencës së planetëve të përshtatshëm për jetesë dhe në bazë të këtyre studimeve ato mendojnë se vetëm në galaktikën e Rrugës së Qumështit ndodhen dhjetëra miliarda planetë të ngjashëm me Tokën.
Sipas një lajmi të publikuar në faqet astronomike, shkencëtarë të Institutit Astrofizik dhe të Shkencave Planetare në qytetin Grenoble të Zvicrës, theksuan se në 40% të orbitave të yjeve të kuqërremtë xhuxhë në Rrugën e Qumështit, është gjetur nga një planet i njohur me emrin Super Tokë i cili zotëron një zonë të përshtatshme për jetesë.
Shkencëtarët pohojnë se në galaktikën e Rrugës së Qumështit, pjesë e sistemit diellor ndodhen më shumë se 160 miliard yje xhuxhë. Lidhur me këtë fakt ato arrijnë në përfundimin se në këtë galaktike ekzistojnë shumë planetë me kushte të përshtatshme për jetesë.
Është hera e parë që shkencëtarë të kësaj fushe përpiqen të parashikojnë numrin e 10 herë më shumë planetëve me masë të njëjtë me Tokën.
Nëse bëjmë një krahasim mes xhuxhëve të kuq dhe Diellit, ato janë më të dobët dhe të ftohtë dhe 80 % e yjeve në rrugën e qumështit përbëhet nga këta yje. Bofils dhe ekipi i tij kanë analizuar 102 prej këtyre yjeve duke përdorur teleskopin vëzhgues të Evropës Jugore në Kili.
Xhuxhët e kuq janë më të ftohtë sesa Dielli prandaj edhe planeti ku gjendet uji, i cili ndodhet më afër yllit, duhet të jetë në një distancë më të afërt se ç’ndodhet Toka me Diellin. Ky fakt rrit dhe mundësinë e ekspozimit ndaj rrezeve të dëmshme X dhe radiacionit violet.
Duke analizuar planetët e ngjashëm me Tokën që kalojnë para yjeve xhuxhë, shkencëtarët po përpiqen të marrin informacion rreth atmosferave të tyre/ILlyria.com

Rikthehet Opel Calibra


Kompania e njohur për prodhimin e veturave “Opel” gati për një dekada ka shitur automobilin e njohur, Opel Calibra. Kështu që nga viti 1989 deri më 1997, gati 240.000 Opel Calibra u gjenden në Gjermani dhe Finlandë, ndërsa ky model është prodhuar edhe në Afrikën e Jugut nën brendin e “Chevrolet-it” ndërsa në Australi si Holden.
Fatkeqësisht, prodhimi i kësaj makine është ndaluar në fundvitet ‘90-të të shekullit të kaluar për shkak të rezultateve të dobëta të shitjes. Vendin e kësaj makine e plotësoi dhe e zuri Astra Coupe, por adhuruesit edhe më tutje dëshirojnë që kjo makinë përsëri të gjendet në shitje.
Në kohën e fundit me të madhe janë duke qarkulluar fjalë se Calibra së shpejti do të gjendet në treg, natyrisht me model të ri, ndërsa edhe vetë kompania që e prodhon e paralajmëroi platformën e cila do të mund të gjendet në Opel Calibra-n e re. Gjatë këtij viti do të fillojë prodhimi i modelit Cascada e cila është e bazuar në platformën e njëjtë si Astra, ndërsa me hapësirën e saj më të gjatë ndërboshtore ofron më shumë vend për udhëtarët që gjenden në ulësen e pasme.
Në të njëjtën kohë ky model është i pajisur edhe me pezullimin nga GTC coupe. Nëse edhe Opel Calibra vendos për përdorimin e komponentëve të njëjta, atëherë do të ishte më e mirë dhe më e dëshirueshme nga ana e klientëve sesa nëse do të vendoste të shfrytëzojë komponentët nga Opel Insignia luksoze./ILlyria.com/

Mos humbisni më kohë duke u përpjekur t’i njihni njerëzit.Sidoqoftë, kur të vijë koha ata do e tregojnë veten

Mos humbisni më kohë duke u përpjekur t’i njihni njerëzit.Sidoqoftë, kur të vijë koha ata do e tregojnë veten../ILlyira.com/

Këtij djaloshi do t’ia kenë zili edhe yjet e NBA-së[video]


Ky djalosh ka shënuar në mënyrë të jashtëzakonshme në sekondat e fundit duke i dhuruar edhe fitoren skuadres

Facebook-u po ju shikon


Gjatë përdorimit të FB dhe disa faqeve tjera sociale në internet, ato mund të instalojnë një shtesë (cookie) në kompjuterin tuaj me anë të së cilës ato kanë mundësi të mbledhin një sasi mahnitëse të informacioneve nga përdoruesi, raporton Bussines Insider.
Këto shtesa zakonisht përdoren për verifikimin e përdoruesit, por gjithashtu kanë aftësinë për të mbledhur informacione personale siç janë adresa e kompjuterit, të dhënat mbi shfletimet, numrat e telefonit etj.
Përdorimi i kësaj shtesë ia mundëson FB të mbledhë këto të dhëna edhe nëse personi është kyçur në FB apo Twitter vetëm  një herë gjatë një muaji. Ato do të vazhdojnë të mbledhin të dhënat edhe pas mbylljes së shfletuesit.
Andaj nëse jeni përdorues të faqeve sociale dijeni se ato gjithmonë mund të jenë në përcjelljen tuaj./ILlyria.com

Fotoaparatet më të mira për fillestar

Në vazhdim do të paraqesim fotoaparatet më të mira për fillestar që gjenden momentalisht në treg.


1.Me rastin e blerjes së fotoaparatit digjital rezolucioni paraqet kriterin kryesor, numri i pikselëve është bërë pyetje standarde dhe për këtë pra së pari pyesin blerësit, edhe pse prodhuesit shpesh në plan të parë vendosin edhe madhësinë e zoom-it optik, por kjo e dhënë nuk vlen për aparatet e dedikuar për amatorët.
Në vazhdim do të paraqesim fotoaparatet më të mira për fillestar që gjenden momentalisht në treg.
Canon PowerShot SX40 HS
Është plotësisht logjike që në këtë përzgjedhje të gjendet pajisja nga njëra nga dy kompanitë e mëdha të cilat prodhojnë fotoaparate. Edhe pse në pamje më shumë duket si D-SLR kamerë, për nga karakteristikat është më i afërt me aparatin kompakt.
Posedon objektivin i cili mundëson 35x zoom, por nuk hiqet, dhe për këtë është e nevojshme mbajtja edhe e çantës. E ka ekranin e mirë LCD dhe është bukur i shpejtë, por video incizimin prej 1080p mbështet vetëm 24fps.

General Electric J1470S
Edhe pse kjo nuk është kompani e njohur në fushën e foto-aparateve, pajisja e tyre vlen si njëra nga më të mirat kur është në pyetje raporti çmim/cilësi. Ky model në pamje të parë duket impresiv, ka numrin e vogël të kontrolleve në vete, por për këtë posedon objektivin që mundëson 7xzoom-in, ndërsa mund të incizojë HD video të cilësisë solide. LCD ekrani është mjaft i madh dhe i shkëlqyeshëm për shikim, ndërsa e tërë pajisja është kompakte dhe lehtë mund të vendoset në xhep.

Nikon Coolpix S9100
Për këtë aparat shpesh zhvillohet debat i madh, pasi që disa janë të kënaqur si punon, derisa të tjerët presin që “Nikon” të ketë më shumë opsione dhe mundësi. Pa marrë parasysh të gjitha, kjo është pajisje me dizajn shumë të bukur, e cila ofron cilësi të shkëlqyeshme të fotografisë, është shumë i shpejt dhe posedon objektivin i cili mund të zoom-irat deri 18 herë. Edhe pse LCD është shumë i madh, problem mund të jetë softueri i cili e vë në funksion dhe i cili është “plakur”.
Panasonic Lumix DMC-S3
Edhe një kompani e cila nuk është aq e njohur për fotoaparate, por me këtë model tregoi se mundet të bëjë një pajisje cilësore. Kompakt, me cilësinë e mirë të fotografisë, është i shkëlqyeshëm për personat e rin të cilët dëshirojnë të fillojnë të mësojnë zanatin e fotografit.
Ka LCD ekran të mirë, është i lehtë dhe praktik për mbajtje me vete. I mungojnë shumë opsione dhe taste, sikur edhe mundësia e zoom-it gjatë incizimit të HD videove./ILlyria.com

Projektohet shtëpia e parë prej xhami


Shtëpia është projektuar nga arkitektët e studios "London Portland Street" dhe imazhet janë duke u shfaqur me emrin e shtëpisë "Thjeshtësia".

E enjte 9 Gusht 2012 13:06

Në kuzhinën e shtëpisë prej xhamit të Karlo Santambrogios, prapa mund të shihet një shkallë që të çon deri në katin e parë, e gjitha bërë tërësisht prej qelqi 7mm të trashë.

Nga dhoma e ndërrimit tek banjoja, dhoma e gjumit dhe e ngrënies, shtëpia në formën e kubit blu i lë shumë pak imagjinatës.

Cila është arsyeja pse arkitekti ka zgjedhur për të përdorur imazhe të kompjuterit, për të konceptuar shtëpinë prej xhami, të imagjinuar në një vend me pyje, shumë larg nga sytë e fqinjëve?

“Pasi klienti ta kërkojë atë - tha Santambrogio - unë do të vazhdoj më tej projekt-idenë. Qëllimi i projektit ishte që të jap formën transparente në mënyrë të saktë dhe thelbësore të konceptimit dhe të jetuarit me hapësirën”, tha ai.

Nëse pamja dimërore duket pak a shumë e ftohtë për ty, mos kini frikë, sepse xhami prej 7 milimetrash është bërë enkas për t’ju mbrojtur nga faktorët e jashtëm.

Shtëpia kushton 4,000 stërlina për metër katror. Një shtëpi tipike me tre dhoma gjumi do të kushtojë rreth 400,000 stërlina për ta ndërtuar.

Nëse ju keni fonde, arkitekti dhe dizenjuesi i xhamit janë të gatshëm të projektojnë çdo strukturë xhami që ju dëshironi.

Pothuajse çdo aspekt i shtëpisë është bërë prej qelqi, nga tavolina e ngrënies, deri tek shkallët, por duket qartë se rehatia vjen e para. Vetëm shtrati nuk është bërë prej xhami/ILlyria.com

Fëmijët nervoz.Si të sillemi me ta


Pse nuk po sillet mirë fëmija im? Është shumë nervoze,mosrespektuese dhe ngacmon fëmijët tjerë.Pse është kaq i zemëruar dhe si të veproj me të.”Përgjigjet në këto pyetje mund t’i ndihmojnë secilit prind.

E enjte 17 Janar 2013 15:59
     Një fëmijë mund t’i shpreh emocionet dhe ndjenjat e tij më mënyrë të  zemëruar.Ata mund të përjetojnë një humbje, një divorc të prindërve apo një shpërngulje. Fëmija mundohet t’i tregojë botës se jeta e tij nuk po shkon ashtu siq duhet dhe këtë e shfaq nëpërmjet zemërimit dhe paknaqësisë.Por si mund të merremi me këtë qëndrim të fëmijëve të zemëruar edhe pa qenë ndonjë psikolog?

Detyra e prindit është që të “kuptojë” dhe jo të “rregullojë” gjërat 

Dëgjimi për të kuptuar është i pamundur kur një fëmija është i "dehur" në zemërim.Kurrë mos u mundoni që të debatoni me një fëmijë nervoz.Në vend të kësaj thoni –“Më duket se je me të vërtetë i zemëruar.Unë dua të dëgjoj dhe të kuptoj dhe të arrijmë një zgjidhje.Por mund të flasësh me mua vetëm atëherë kur toni i zërit tënd të jetë i qetë sa toni i zërit tim.Shko dhe qetësohu.”
Nëse ai nuk shkon, shkoni ju, lëreni të qetësohet dhe thuaj –“Do të flasim kur të qetësohesh”.
Më mirë është që ta përdorni këtë metodë sesa të mundoheni që të debatoni me fëmiun tuaj në gjendje zemërimi sepse ai vetëm do të zemërohet edhe më shumë.Pra pritni derisa t’i kalojë dhe pastaj gjeni një zgjidhje.
“Faleminderit që po i ndan problemet tuaja me mua”

Kur fëmija është në gjendje të diskutojë zemërimin e tij me ju atëherë dëgjojeni pa debatuar me të. Nuk ka nevojë që t’i thoni femijës tuaj –“Mos u bëj nervoz”, ose “Gjithçka do të jetë në rregull”. Detyra juaj është vetëm ta dëgjoni dhe t’i tregoni se e kuptoni.
Për shembull mund të flisni me të në këtë mënyrë –“Pra kur unë të them që t’i bësh detyrat e shtëpisë më shpejt,ti bëhesh nervoz? Faleminderit që po e ndan këtë me mua.Unë po ta jap një ide dhe ti më trego se çka mendon”.

Prindërit mund t’i përkeqësojnë gjërat

Prindërit të cilët nuk i trajtojnë fëmijët e tyre me respekt ju tregojnë atyre se –“Ti nuk ke kurrfarë vlere”.Këta prindër shpesh komunikojnë me fëmijët e tyrë duke bërtitur me ton të lartë. Kjo i inkurajon fëmijët që edhe ata të bërtasin ndërsa prindërit hakmerren duke u zemëruar edhe më shumë. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme e cilla “mbjell” zemërim dhe nervozë te fëmija edhe më shumë.
Në vend që të dy palët të zemërohen, prindërit duhet që t’i dëgjojnë fëmijët e tyre me një sjellje të hapur,të ndershme dhe jokërcënuese.Shumica e fëmijëve do të flasin hapur vetëm atëherë kur me të vërtetë besojnë se prindërit e tyre janë të interesuar për ta dhe dëshirojnë që t’i kuptojnë ndjenjat e tyre.
Nëse zemërimi vazhdon

Nëse përkundër përpjekjeve tuaja më të mira për të kuptuar zemërimin e  fëmijës tuaj, nuk ka ndryshim në sjelljen e tij, pas tre muajve është mirë që të kërkoni këshilla dhe ndihmë profesionale për fëmijën tuaj. Në disa raste zemërimi kronik më së miri ndihmohet nga një profesionist/ILlyria.com

Akulli në Arktik drejt shkrirjes


Shkencëtarët thonë se akulli në Oqeanin Arktik është shkrirë këtë vit në nivelin më të ulët, prejse satelitët kanë nisur regjistrimet në vitin 1979.
Qendra Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për Borë dhe Akull ka thënë se akulli në Polin e Veriut këtë të diel është llogaritur në 3.42 milionë kilometra katrorë, krahasuar me shtatorin e vitit 2007 kur ishte 4.17 milionë kilometra katrorë.
Sipas burimit të njëjtë, akulli ka treguar trend të shkrirjes gjatë 30 vjetëve të fundit.
Qendra me seli në Kollorado ka thënë se ndryshimet klimatike mund ta tkurrin edhe më tej shkallën./ILlyria.com/

Wikipedia deri në vitin 2015 do t'i ketë një miliard përdorues


Enciklopedia në internet Wikipedia ka për qëllim të arrijë një miliardë përdorues deri në vitin 2015, duke zgjeruar shërbimet e saj në vendet në zhvillim, tha drejtori i saj Sue Gardner.
Wikipedia për të arritur numrin e dëshiruar ka për qëllim të arrijë nëpërmjet projektit Wikipedia Zero i cili mundëson përdorimin pa pagesë të Enciklopedisë falë marrëveshjes me operatorët celularë në vendet në zhvillim.
Wikipedia është e popullarizuar dhe efektive në vendet e zhvilluara, ku interneti është shumë i përhapur ku njerëzit kanë shumë paisje me të cilat mund të lidhen, tha Gardner.
Ne dëshirojmë që Wikipedia të bëhet e shrytëzueshme në vendet në zhvillim, ndërsa kyqja në internet ose pajisjet e këqija është një pengesë për këtë, tha Gardner. Prandaj, janë arritur marrëveshjet me operatorët celularë dhe janë tashmë në fuqi në 20 vende të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe vendet e Azisë Jugore, të cilave iu është mundësuar të përdorin versionin tekstual tw Wikipedisë, pa fotot dhe videoklipe.
Për të arritur një miliardë përdorues, ose më shumë se dyfishin e tashëm , Wikipedia ka përmirësuar faqen e saj në spanjollisht, portugalisht dhe arabisht.
Për shembull,Wikipedia në gjuhën angleze tani ka më shumë se katër milion artikuj, dhe më shumë se 750.000 në at portugeze.
Wikipedia (Shqiptimi: Uikipedia gjithashtu dhe si Vikipedia / [ˌvɪkiˈpeːdia]) është një projekt për të krijuar një enciklopedi të lirë e cila do të shkruhet dhe redaktohet nga lexuesit e saj nga e tërë bota. Wikipedia është një faqe WikiWiki.
Hapat e parë për krijimin e një enciklopedie të lirë gjuhen në angleze u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të ndryshme administrohen nga fondacioni mëmë amerikan i ashtuquajtur Wikimedia Foundation. Ekzistojnë edhe fondacione të ngjajshme në Francë dhe Gjermani. Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org.
Versioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 43.640 artikuj. Wikipedia shqip mban vendin e 63-të në rangun Meta./ILlyria/

Makinat pa shoferë

Njerëzit në disa shtete amerikane mund të befasohen kur të shohin makinat pa shoferë në rrugët e qyteteve të tyre. Makinat eksperimentale pa shoferë tani janë të ligjshme në Florida, Nevada dhe në Kaliforni./ILlyria/

KËSHILLA PËR LUMTURI NË VITIN 2013


1 - Ndaj nga koha jote 10 deri 30 minuta për ecje, duke qenë i buzëqeshur.
2 - Qëndro i ulur dhe i heshtur çdo ditë për 10 minuta.
3 - Çdo ditë ndaj 7 orë për gjumin tënd.
4 - Jetoje jetën tënde me tri gjëra (Energji + Optimizëm + Butësi).
5 - Çdo ditë luaj lojëra të këndshme.
6 - Lexo më shumë libra se sa që ke lexuar vitin e kaluar.
7 - Ndaj një kohë për ushqim shpirtërorë (namaz, lexim Kurani, dhikër).
8 - Qëndro një pjesë të kohës me persona të cilët i kanë kaluar të 50 - tat, dhe me të tjerët që kanë me pak se 6 vjeç.
9 - Ëndërro më shumë kur je i zgjuar.
10 - Shpeshto më shumë në përdorimin e ushqimit natyral, e pakëso nga ushqimi i konservuar.
11 - Pi sasi më të madhe të ujit.
12 - Mundohu që çdo ditë t’i bësh 3 persona të buzëqeshur.
13 - Mos e humbë kohën tënde të shtrenjtë në biseda të kota.
14 - Harroji problemet, e mos ia kujto partnerit tënd të jetës gabimet që kanë kaluar, sepse kjo ndikon negativisht në kohën reale.
15 - Mos lejo që idetë negative të sundojnë mbi ty, por kurseje energjinë tënde për gjëra pozitive.
16 - Dije që jeta është shkollë, e ti je nxënësi i saj, kurse problemet janë detyra matematikore që zgjidhja e tyre është e mundur.
17 - Haje mëngjesin sikur mbret, drekën sikur princ dhe mbrëmjen sikur i varfër.
18 - Buzëqesh....dhe qesh më shumë.
19 - Jeta është shumë e shkurtër, andaj mos e kalo në urrejtje ndaj të tjerëve.
20 - Mos i merr të gjitha qështjet me seriozitet të njejtë... bëhu i qetë dhe i logjikëshm.
21 - Nuk është e patjetërsueshme fitorja në të gjitha debatet dhe polemikat..
22 - Harroje të kaluarën me të këqijat e saja, që të mos e shkatërrosh të ardhmen tënde.
23 - Mos e krahaso jetën tënde me të tjerët, e as partnerin/en e jetës tënde me të tjerët/at.
24 - Përgjegjësi i vetëm për lumturin tënde  je ti.
25 - Fali të gjithë, pa përjashtim.
26 - Atë që e mendojnë të tjerët për ty... nuk ke të bësh me të.
27 - Përmisoje mendim ndaj Zotit.
28 - Në çfarëdo situate që gjendesh (e mirë apo e keqe), beso që ajo do të ndryshoj.
29 - Puna jote nuk do të kujdeset për ty nëse sëmuresh, por shokët, prandaj kujdesu për ta!
30 - Largohu nga të gjitha ato gjërat që në to nuk ka kënaqësi, dobi ose bukuri.
31 - Zilja është humbje e kohës (ti i ke të gjitha gjërat që të nevojiten).
32 - Më e mira do të vijë s`ka dyshim, me lejen e Allahut.
33 - Çfarëdo që të jenë ndjenjat tua...mos u dobëso, por zgjohu dhe ec para...
34 - Mundohu që të punosh gjithmonë drejt.
35 - Gjithmonë kontakto prindërit dhe familjen tënde.
36 - Ji pozitiv dhe i gëzuar.
37 - Çdo ditë dhuroju ndonjë gjë të mirë dhe të veçantë të tjerëve.
38 - Ruaji kufijtë e tu.
39 - Kur të zgjohesh në mëngjesë dhe ti ende je në jetë... falënderoje Allahun e Lartësuar./ILlyria/

Si te mesoheni qe te jeni me te duruar


Durimi është virtyt i pak njerëzve. Po çfarë mund të bëjmë për të qenë më të durueshëm? Këto sugjerime mund t’ju ndihmojnë:




1.Në radhë duhet të pikasni arsyet që ju bëjnë të padurueshëm. Mirë do të ishte të dalloni se çfarë dhe kush na bën të humbim durimin, ku e humbni durimin dhe nga çfarë pasojash? Vetëm kështu mund të luftoni humbjen e durimit!
2.Stresi mbetet në vendin e parë ndër faktorët që sjellin humbjen e durimit, pasi truri nuk arrin të përqendrohet njëkohësisht në disa gjëra. Njerëzit stresohen për kontaktet e shumta që duhet të menaxhojnë, vendet e shumta ku duhet të shkojnë dhe gjërat e shumta për të cilat duhet të mendojnë. Gjëja ideale do të ishte të kultivoheshin pak miqësi, por të thella e jo shumë sipërfaqësore. Pastaj edhe duhet të vendosim se çfarë aktivitetesh meritojnë prioritet në jetën tonë. E gjithë kjo do t’u japë mundësinë të bëni gjërat me qetësi dhe me më pak stres.
3.Gjithashtu duhet të tregoheni edhe shumë realistë. Në jetë nuk shkon gjithçka siç doni juve. Disa situata s’varen plotësisht prej jush dhe s’kemi fuqi t’i kontrollojmë. Nëse e vetmja alternativë që keni për diçka është pritja, atëherë mund të shfrytëzojmë kohën e pritjes për një gjë të kënaqshme, ose produktive. Humbja e durimit nuk na bën të përfitojmë asgjë të mirë./ILlyri/


E këndshmja me të dobishmen: seksi kundër gripit!


Kur ndieni grithje në fyt ose më shpesh filloni të fryni hundët, tashmë është bërë vonë. Simptomat e gripit shfaqen prej një deri në katër ditë pasi që jeni ekspozuar ndaj virusit. Cilat masa parandaluese duhen të merren?
Me masat e duhura të kujdesit mund të kurseni shumë facoleta. “Një gram preventivë me të vërtetë vlen më shumë se një gjysmë kilogrami ilaçe”, thotë dr. Philip M. Tierno, profesor i mikrobiologjisë klinike dhe i patologjisë në Universitetin New York Langone Medical Center.
Këto janë disa nga mënyrat më të thjeshta, natyrore të përmirësimit të sistemit të imunitetit, në mes të sezonit të ftohjes dhe gripit:
1.    Pastroni duart dhe mos “gërmoni” në sy, gojë dhe hundë
Larja e duarve është një nga masat më të mira të preventivës. “Rreth 80 për qind të infeksioneve barten me teshtimë, kollitje pse me prekjen e sipërfaqeve infektuese. Pastaj preken buzët, sytë ose hunda, vendet kryesore të hyrjes së viruseve në trup”, tha dr. Tierno. Lani duar para ushqimit, pijes ose prekjes së fytyrës, dhe dezinfektoni sipërfaqet e përbashkëta në shtëpi (dhe banjë) dhe zyrë, siç janë telefoni, kompjuteri dhe dorëzat e frigoriferit.
2.    Tetë orë gjumë
Deri sa jeni në botën e ëndrrave, trupi juaj është në “riparim”, riparohen qelizat dhe rehabilitohen lëndimet që krijohen gjatë shpenzimit normal, thotë dr. Tierno. Shtatë deri nëntë orë gjumë të natës nënkupton që trupi juaj ka kohë të riparohet dhe të shërohet, si dhe të shmang infeksionet. “Nëse nuk e merrni sasinë e duhur të gjumit, sistemi nuk punon”, thotë ai.
3.    Ushtrimet
Ushtrimet trupore të cilat do të shpejtojnë rregullisht qarkullimin e gjakut mund të rrisin aktivitetin e rruazave të bardha të gjakut, të cilat sulmojnë viruset. “Ta keni si synim një orë në ditë, por jo domosdo të gjitha përnjëherë. Madje edhe nëse ecni nëpër zyrë, ecni shkallëve lart e poshtë, ecni në punë dhe pas pune, nuk ka nevojë të jetë e vazhdueshme”, shton dr. Tierno.
4.    Zinku
“Sasia përkatëse e materieve ushqyese adekuate, veçanërisht e mineraleve, është e domosdoshme në kuadër të dietës së shëndetshme, sepse i mundëson trupit për të luftuar me viruset”, tha Tierno. Kjo do të thotë më pak ushqim të ëmbël dhe të yndyrshëm, dhe më shumë perime, pemë dhe proteina. Një nga këto materie ushqyese që kanë rol të veçantë gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit është zinku, dhe atë me arsye të mirë. Zinku pengon viruset në qasjen ndaj qelizave. Pra, ushqimi i pasur me zink mund të ofrojë mbrojtje.

5.    Hudhra

“Veçoritë antibakteriale të hudhrës mund të ndihmojnë në luftën me bakteret dhe viruset e caktuara. Por këtë mund ta bëjnë edhe kompozimet në bimët dhe mëlmesat e tjera, si trumza”, tha Tierno. Alicina është kyç, sepse bllokon infeksionet. Shtojeni në supën e pulës.
6.    Lagështia
Fatmirësisht, shumica nga ne është strehuar në shtëpi të ngrohta, por ngrohtësia e radiatorit mbart edhe një minus. Në hapësirë të mbyllur shpesh nuk ka mjaft lagështi, ndërsa pa të edhe sistemi i imunitetit nuk mund të punojë në mënyrë optimale. Përveç që duhet më shpesh të konsumojmë lëngje, edhe lagështuesi i ajrit po ashtu mund të ndihmojë.
7.    Alkooli
Alkooli pengon pjesën e sistemit të imunitetit që ju mbron nga hyrja e viruseve dhe pjesën e cila lufton me bakteret që tashmë gjenden brenda jush. Prandaj pak më lehtë me alkoolin.
8.    Masazhi
Zgjidhja e preferuar kundër stresit mund t’ju ndihmojë të qëndroni edhe fizikisht të shëndetshëm. Edhe pse janë kryer pak hulumtime në këtë temë, masazhi gjithsesi përmirëson qarkullimin, çka mund të ndihmojë në promovimin e harmonisë së përgjithshme në trup. Nutrientët më lehtë vijnë deri te qelizat, sepse qarkullimi i gjakut është më i mirë. Prandaj është shumë e dobishme të shkoni në masazh.
9.    Qeshja
Qëndrimi pozitiv mund t’ju çojë larg – madje të jetoni edhe 100 vjet. Nëse jetën e keni të mbushur me të qeshura dhe optimizëm, kjo mund të ndikojë në atë që më rrallë të jeni të sëmurë nga gripi ose ftohja. “Duket që disa qeliza të sistemit të imunitetit prodhohen gjatë qeshjes”, thotë Tierno.
10.    Seksi 
Studimi nga viti 1999 ka treguar që seksi disa herë në javë mund të rrisë prodhimin e imunoglobinës A, antitrupit i cili lufton me ftohjen. Vetëm keni kujdes që partneri juaj të mos jetë tashmë i sëmurë!/ILlyria/

Bundesliga, rekord të ardhurash


Një model për t’u ndjekur.
Kampionati gjerman është shembull sportiv, përsa i takon infrastrukturës, por mbi të gjitha në aspektin ekonomik.
Bundesliga ka kaluar për të parën herë në 50 vjet histori shifrën e 2 miliardë euro të ardhura.
Ky është viti i tetë radhazi që kampionati në Gjermani e mbyll vitin me përfitime rekord.
Të ardhurat e klubeve janë 55 milionë euro, me 14 nga 18 ekipet elitare që kanë bilance pozitivë.
Përsa i takon përfitimeve të klubeve në rang europian, të ardhurat më të mëdha i ka Reali i Madridit.
Kampionët në fuqi të Spanjës kishin mbi 510 milionë euro të ardhura për vitin 2011-2012.
Pas tyre u rendit Barcelona me rreth 480 milionë. Më pas në listë janë Mançester Junajtid, Bajern Mynih, Çelsi dhe Arsenal./ILlyria/

Galaxy S4 me mbushës wireless


Ditëve të fundit po flitet për lansimin e mundshëm të gjeneratës së katërt të telefonit të mençur të Samsung, Galaxy S4, dhe tani sipas informacioneve të fundit thuhet se Galaxy S4 do të lansohet gjatë muajit prill.
Kjo datë do të thotë se Samsung nuk do ta prezantojë modelin e saj më të ri të telefonit në “WMC” dhe as në ngjarjen tradicionale ‘Samsung Unpacked’, e cila mbahet gjatë muajit mars. Deri sot të gjithë kemi dëgjuar për një numër të specifikave të mundshme të Galaxy S4, dhe tani thuhet se Samsung Galaxy S4 do të vijë edhe me mbushësin wireless.../ILlyria/

Përqafimi redukton stresin, përmirëson kujtesën


Përqafimi nuk është vetëm një mënyrë e mirë për të krijuar një lidhje shpirtërore me dikë, por ka edhe disa përfitime fizike gjithashtu. 
Shkencëtarët zbuluan se gjatë përqafimit çlirohet hormoni oksitocin, i cili ndikon për të ulur presionin e gjakut, për të reduktuar stresin, ankthin dhe përmirëson kujtesën.
Megjithatë, duhet të tregohemi selektivë me atë që përqafojmë, sepse ky veprim mund të sjellë efektet e kundërta, nëse lidhja me personin është e dobët ose nëse përqafohet një i panjohur.
Ky studim u krye nga studiues të Universitetit të Vienës dhe rezultatet u publikuan të martën në mediat austriake.
Oksitocina, një hormon i prodhuar nga gjendja e hipofizës në tru, njihet për ndikimin e tij në rritjen e marrëdhënieve njerëzore, sjelljes shoqërore dhe afërsisë midis prindërve, fëmijëve dhe çifteve...ILlyria

Viktima e parë e gripit të derrit në Tetovë


Tetovë – Një burrë i moshës 62 vjeç nga Tetova, i hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, me virusin e gripit AH1N1, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, njoftojnë nga Klinika.
Mjekja Sanja Marinkoviq ka informuar se viktima ka pasur sëmundje kronike dhe se ishte mjekuar paraprakisht 7 ditë në kushte shtëpia, kurse në Klinikë ka qëndruar vetëm 20 orë.Ndërkohë, nga Sektori për Mbrojtje Preventive Shëndetësore kanë njoftuar se numri i të prekurve nga gripi ka kaluar në 22 raste, prej të cilave – 19 syresh janë të tipit A, dhe tre të tipit B. Nga të 19-tët e prekur me virusin A, 14 syresh janë të tipit H1N1 dhe vetëm 5 të tipit H3N2./ILlyria

Mercedes-Benz CLA, Coupe me 4 dyer


Mercedes-Benz e ka zgjeruar ofertën e tij të modeleve me klasën CLA plotësisht të re në formë të Coupe-s me 4 dyer pa korniza. Coupe e re me 4 dyer një model i cili karakterizohet me stil të lartë, i cili kahet fillestare të dizajnit i ka marrë nga klasa CLS e cila me dizajnin e vet ka inspiruar shumë brende të cilët mundohen të imitojnë këtë tip specifik të karrocerisë.
Modeli i ri CLA sjell vetitë më të mira aerodinamike në klasën e vet, sistemin e tërheqjes me 4 rrota 4MATIC, e shumëçka tjetër. Coupe i ri me 4 dyer pa dorëza me sukses ka bartur elementet e dizajnit nga Concept Style Coupe, në automobil të prodhimit serik. Modeli i ri do të pajiset me një varg sistemesh ndihmëse si Collision Prevention Assist, i cili do të jetë pjesë e pakos bazë.
Gjatë shpejtësive mbi 6 km/h, ky sistem ndihmës i cili punon me ndihmën e radarit, paralajmëron vozitësin në pengesa dhe parasheh sasinë e forcës së frenimit kur vozitësi e shtyp pedalin e frenave. Nga elementet teknike të ikonës së re të dizajnit, duhet përmendur edhe vetitë aerodinamike.
Koeficienti i rezistencës së ajrit prej 0.23 Cd tek CLA, është më i ulëti jo vetëm tek modelet Mercedes-Benz, por edhe nga të gjitha veturat tjera serike. Qarkullimi i mirë i ajrit i cili ka veprim të mirë në harxhimin e karburantit gjatë vozitjes së përditshme, është rezultat i optimizmit të përgjithshëm aerodinamik të dizajnit të kësaj veture.
Pamja progresive dhe sportive e jashtme, është bartur edhe në brendi. Sipërfaqet gri Antracit, vijnë në mënyrë standarde ndërsa në pajisjet shtesë vijnë edhe sipërfaqet me disa lloje të drurit dhe aluminit. Në përputhje me grupin e shënjuar të blerësve potencial, modeli i ri CLA do të jetë i pajisur edhe me gjeneratën më të re të sistemeve multi-mediale me një varg funksionesh, aplikacionesh dhe grafikesh interesante.
Aty gjendet ekrani 5.8 inç dhe bërthama Bluetooth, që janë pjesë e pajisjeve bazë. Si opsion mund ta porosisni ekranin më të madh 7 inç me zgjedhjen e pakos Multimedia, e cila sjell edhe sistemin COMAND me navigacion, manovrim me zë, portin SD, CD/DVD Changer me komanda të integruara në pllakën me 6 CD apo DVD, 10GB hapësirë për muzikë dhe kamerën për vozitje prapa.
Dizajni inovativ, kornizat e optimizuara aerodinamike, teknologjia më e përparuar dhe theksi modern dhe i ri me karakter të theksuar sportiv, do të jenë një karrem shumë tërheqës për shumë blerës.
Vozitje e fuqishme dhe efikase
CLA250 për motor përdor atë benzinë me 4 cilindra 2.0 litërsh i cili ofron 208 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 350 Nm. Motori në fjalë vjen me funksionin Stop/Start, i cili është pjesë e pakos bazë dhe e ul edhe më shumë harxhimin e karburantit, ndërsa vjen në kombinim me transmisionin me 7 shpejtësi i cili ofron kombinim të shkëlqyer të performancave sportive dhe rehatisë në vozitje.
Motorët benzinë përfshinë edhe ai 1.6 l, derisa motorët dizel është ai 2.2 litërsh që vjen me 136 dhe 170 kuaj fuqi. Sa i përket harxhimeve, ato janë tejet efikase dhe për 100 kilometra të kaluara, shpenzon mesatarisht 6.2 litra. Shpejtësia është e kufizuar në 240 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrihet për vetëm 6.7 sekonda.
Mercedes-Benz CLA250 i ri do të jetë në dispozicion me gjeneratën e re të sistemit të tërheqjes me 4 rrota 4MATIC me shpërndarje të plotë dhe të barabartë të momentit rrotullues. Të mirat e sistemit 4MATIC janë masa e ulët nga sistemet konkurrente si dhe efikasiteti më i lartë.

PlayStation 4 prezentohet në panairin E3?


Nënkryetari i Sonyt për argëtim shtëpiakm Hiroshi Sakamotom në deklaratën e tij për faqen Emol të Kilit, ka dhënë disa paralajmërime që PlayStation 4 do të mund të prezentohej para panairit të sivjetshëm Electronic Entertainment Expo (E3), i cili mbahet në qershor.Sakamoto ka deklaruar që data e prezentimit dhe plasimit të PlayStation 4 është akoma sekrete, por ka theksuar që PlayStation i ri është duke u zhvilluar, dhe e vetmja gjë që mund të thuhet është që janë të fokusuar në panairin E3, ndërsa paralajmërimet zyrtare janë të mundura edhe më herët, gjegjësisht në maj.
Por, nëse PlayStation i ri prezentohet në E3, shfrytëzuesit do të mund ta blejnë vetëm kah fundi i vitit.
Sipas thashethemeve që janë përhapur deri tani, PlayStation i ri do të bazohet në versionin e posaçëm të procesorit katërbërthamësh të AMD-së, A8-3850, me takt pune prej 2,9 GHz dhe kartelën grafike gigahercëshe me 1 GB memorie të vetën..http://illyrianews.blogspot.com/

Thursday, January 17, 2013

Tigrat rrethojne makinen,shikoni se si vozitesi arrin t’i shpeton atyre! [VIDEO]

tig
Tigrat rrethojne makinen,shikoni se si vozitesi arrin t’i shpeton atyre!

Zoti mos dhasht te futesh ne nje burg sikur ky…Shiko kete burg amerikan..[video]

    Zoti mos dhasht te futesh ne nje burg sikur ky…Shiko kete burg amerikan..

Qentë ndërpresin ndeshjen! [VIDEO]

               Qentë ndërpresin ndeshjen

Shihni vogëlushin që i mahniti të gjithë në “Korea Got Talent” [VIDEO]

                 Shihni vogëlushin që i mahniti të gjithë në “Korea Got Talent”

Shikoni dy qentë si flasin përmes Skype [VIDEO]

                                                    Shikoni dy qentë si flasin përmes Skype

Rama i PS dhe Rama i Portokalli, batuta mes tyre [VIDEO]

                             Edi Rama dhe Flori Binaj batuta dhe humor ne 21 vjetorin e FRESSH

LSI kërcen “Gangnam Style Tirana” [video]

                                                        LSI kërcen “Gangnam Style Tirana”

Arian Cani “zbërthen” Rudina Magjistarin [VIDE0]

                                               Arian Cani “zbërthen” Rudina Magjistarin

Bebja që bënë paralele në tavolinën e të atit [Video]

Ky është një fëmijë me “aftësi” të pabesueshme! Edhe pse vetëm 8 muajsh ka një vullnet të madh, shumë energji e mbase mund të bëjë më tepër paralele edhe se një më i madh nga ai.
Mirëpo, ai nuk shkon dot në palestër dhe prandaj preferon të stërvitet në skrivaninë e të atit.

Kur femra parkon veturen “zakonisht” dikush lëndohet[video]

Stereotipi se femrat janë shoferë – joserioz, të pakujdesshëm dhe të papërgjegjshme, ka ngecur fortë në nënvetëdijen tonë. Në këtë temë, janë shpikur shumë shaka, nganjëherë për të qeshur dhe nganjëherë ofenduese, gjithë jemi njerëz dhe secili nget një makinë me aftësitë e tij më të mira.

EKSKLUZIVE: Darsëm më të çmendur se kjo skeni pa kurrë, kjo ka ndodhur në Algjeri [Video]

EKSKLUZIVE: Darsëm më të çmendur se kjo skeni pa kurrë, kjo ka ndodhur në Algjeri

Përmbledhje e budallalliqeve të dimrit[video]

Dimri sjell borën, dhe kur ka borë, atëherë ju mund të bëni shumë gjëra të çmendura.
.Hedhje nga ndërtese në dëborë të grumbulluar deri në sërf pranë akullnajave – të gjitha që njeriu mund të bëjë, dhe që nuk është e nevojshme