1.Me rastin e blerjes së fotoaparatit digjital rezolucioni paraqet kriterin kryesor, numri i pikselëve është bërë pyetje standarde dhe për këtë pra së pari pyesin blerësit, edhe pse prodhuesit shpesh në plan të parë vendosin edhe madhësinë e zoom-it optik, por kjo e dhënë nuk vlen për aparatet e dedikuar për amatorët.
Në vazhdim do të paraqesim fotoaparatet më të mira për fillestar që gjenden momentalisht në treg.
Canon PowerShot SX40 HS
Është plotësisht logjike që në këtë përzgjedhje të gjendet pajisja nga njëra nga dy kompanitë e mëdha të cilat prodhojnë fotoaparate. Edhe pse në pamje më shumë duket si D-SLR kamerë, për nga karakteristikat është më i afërt me aparatin kompakt.
Posedon objektivin i cili mundëson 35x zoom, por nuk hiqet, dhe për këtë është e nevojshme mbajtja edhe e çantës. E ka ekranin e mirë LCD dhe është bukur i shpejtë, por video incizimin prej 1080p mbështet vetëm 24fps.
General Electric J1470S
Edhe pse kjo nuk është kompani e njohur në fushën e foto-aparateve, pajisja e tyre vlen si njëra nga më të mirat kur është në pyetje raporti çmim/cilësi. Ky model në pamje të parë duket impresiv, ka numrin e vogël të kontrolleve në vete, por për këtë posedon objektivin që mundëson 7xzoom-in, ndërsa mund të incizojë HD video të cilësisë solide. LCD ekrani është mjaft i madh dhe i shkëlqyeshëm për shikim, ndërsa e tërë pajisja është kompakte dhe lehtë mund të vendoset në xhep.
Nikon Coolpix S9100
Për këtë aparat shpesh zhvillohet debat i madh, pasi që disa janë të kënaqur si punon, derisa të tjerët presin që “Nikon” të ketë më shumë opsione dhe mundësi. Pa marrë parasysh të gjitha, kjo është pajisje me dizajn shumë të bukur, e cila ofron cilësi të shkëlqyeshme të fotografisë, është shumë i shpejt dhe posedon objektivin i cili mund të zoom-irat deri 18 herë. Edhe pse LCD është shumë i madh, problem mund të jetë softueri i cili e vë në funksion dhe i cili është “plakur”.
Panasonic Lumix DMC-S3
Edhe një kompani e cila nuk është aq e njohur për fotoaparate, por me këtë model tregoi se mundet të bëjë një pajisje cilësore. Kompakt, me cilësinë e mirë të fotografisë, është i shkëlqyeshëm për personat e rin të cilët dëshirojnë të fillojnë të mësojnë zanatin e fotografit.
Ka LCD ekran të mirë, është i lehtë dhe praktik për mbajtje me vete. I mungojnë shumë opsione dhe taste, sikur edhe mundësia e zoom-it gjatë incizimit të HD videove./ILlyria.com
No comments:
Post a Comment