http://www.facebook.com/pages/Fuck-School/205382356140109?ref=hl

Wednesday, November 14, 2012

Tifozët kuqezinj “pushtojnë” Manastirin (VIDEO)

Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe ishin të krijuara ose të nxira, dhe, ka patur momente kur kanë patur rënie, rënie jo nga vet koha, por pjerdhje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve. Ndaj dhe më 14-22 nëntor 1908 më parë, delegatë nga e gjithë Shqiperia zbritën në Manastir për t’i dhënë jetë gjuhës shqipe dhe për të krijuar Alfabetin e Gjuhës Shqipe, të cilin e përdorim edhe sot.
Kanë kaluar plot 104 që nga ajo ditë e shënuar për historinë e Kombit shqiptar dhe Manastiri i dikurshem sot quhet Bitola, shumica shqiptare është larguar e të mbeturit gëzojne pak ose aspak të drejta.
Kjo ka bërë që, në vigjilje të përvjetorit të 104 të Kongresit të Manastirit, tifo-grupet nga të gjitha trojet shqiptare: Kosovë, Preshevë, Shqipëri, Mali i Zi e Diasporë të zbarkojnë në këtë qytet për të festuar në këtë muaj të madh për historinë tonë dhe për të protestuar ndaj asaj që i është bërë shqiptarëve gjatë këtyre 104-vjetëve.

No comments:

Post a Comment