http://www.facebook.com/pages/Fuck-School/205382356140109?ref=hl

Thursday, November 15, 2012

Rekord i ri i mbajtjes së frymës /video/

Herën tjetër që bëni garë me shokët në det se kush e mban frymën më tepër nën ujë, mendohuni mirë: dikush tjetër mund të bëjë shumë herë më mirë se ju.
Stig Severinsen, kampion bote në zhytjen e lirë dhe ekspert i frymëmarrjes, hyn në rekordet Gines si njeriu që qëndron më gjatë pa marrë frymë, plot 22 minuta.
Para se të zhyste kokën në ujin e pishinës, Severinsen u mbush me oksigjen të pastër në mënyrë që trupi të ishte i ngopur. Gjithsesi, arritja e tij mbetet mbresëlënëse.
Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, danezi ka eksperimentuar me metoda të ndryshme të frymë-mbajtjes për të parë efektet e saj në mendje dhe trup. Ai madje ka shkruar edhe një libër për këtë.
39-vjeçari e ka kaluar thuajse tërë jetën e tij në dhe rreth ujit, ndaj, nëse po prisni që dikush tjetër ta thyejë rekordin e tij, mos e mbani frymën.

No comments:

Post a Comment