Në qytetin Guayaquil të Ekuadorit është refuzuar kërkesa e disa dhjetëra qytetarëve për kandidimin e një gomari si anëtar të këshillit komunal.
Më shumë se 40 qytetarë kanë bërë paradë me “kandidatin” e tyre nëpër rrugët e qytetit deri te ndërtesa e komunës.
Kandidati me emrin Burro madje mbante edhe kravatë, megjithatë autoritetet refuzuan që ta lejojnë hyrjen e tij në ndërtesë.
Njëri nga organizuesit kësaj parade ka thënë se qëllimi ka qenë për vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e votimeve e jo për të ofenduar dikë.
No comments:
Post a Comment