http://www.facebook.com/pages/Fuck-School/205382356140109?ref=hl
▼
Wednesday, November 14, 2012
Gangam Style theu rekord Guiness
Hiti aktual Gangam Style i yllit koreano-jugor PSY (Park Jae-Sang) sot në Londër u regjistrua në librin “Guiness” të rekordeve si kënga më e pëlqyer në historinë e Youtube-s. Ky hit u përhap në të gjithë botën, madje arriti deri tek presidenti i SHBA-ve Barack Obama dhe Sekretari i Përgjithsëm i OKB-së Ban Ki-Moon. Gangam Style, u përhap më 15 Korrik të këtij viti dhe më pak se katër muaj ka arritur të mbledh 4.925.000 pëlqime. Me një shifër të tillë është padyshim në vendin e parë para Party Rock Anthem që gjendet në vendin e dyt dhe ka 1.622.000 pëlqime dhe vendit të tret me 1.410.000 pëlqime që e mban kënga Baby e Justin Bieber. Megjithatë kënga Gangam Style nuk është në vendin e parë sa u përket këngëve më të shiquara në Youtube, por pritet që deri në fund të vitit të kalon shifrën prej 1 miliardë shikime. Momentalisht gjendet në vendin e dytë me 674 milion shikime, derisa në vend të parë gjendet kënga “Baby” e Justin Bieber me 797 milion shikime
No comments:
Post a Comment